Sandro Tonali i kërkoi leje Gatuzos për të marrë numrin 8 tek Milani!

Sandro Tonali sezonin e ri do të luaj me Milanin. 20 vjeçari nga Lombardia është prezantuar me fanellën e “rossonerëve” dhe do ta mbajë zyrtarisht numrin “8” në fanellë.

Por, përpara se ta merrte këtë numër, mediat italiane raportojnë se Tonali e ka telefonuar Xhenaro Gatuzo, ish-futbollistin ikonik të këtij klubi, nëse mund ta marrë numrin e tij apo jo.

Megjithëse Gatuzo aktualisht është trajner i skuadrës  së Napolit, ai e mbajti numrin 8 për 13 sezone në “San Siro”.

Trajneri i Napolit miratoi kërkesën e talentit Tonali, i cili deklaroi se do të përpiqet ta bëj krenarë atë me zgjedhjen që ka barë.

Tonali u transferua nga Bresha te Milani në këtë afat kalimtar, derisa shihet si njëri ndër talentët më premtues në Itali.

Leave a Reply