Liga Unike në basketboll, vjen reagimi i “Tifozave Kuqezi”

Pas një pune të gjatë dhe intenstive, të enjten në mbrëmje në Tiranë, u nënshkrua marrëveshja për formimin e ligës së përbashkët në basketboll midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Kampionati do të quhet “Liga Unike” dhe në të do marrin pjesë 8 skuadra (4 ekipet më të mira nga secili shtet).

Pas kësaj arritjeje historike, ka reaguar edhe tifo-grupi zyrtar i Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi” të cilët e kanë mirëpritur këtë gjë, madje duke kërkuar që e njëjta gjë së shpejti të ndodh edhe në sportet tjera:  “Shqipni Etnike në Ligë Unike. Sot basketbolli, le të vazhdohet me futbollin, volejbollin, tenisin, mundjen, boksin, e sportet e tjera”.

Shqipni Etnike në Ligë UnikeSot 🏀, le të vazhdohet me ⚽️🏐🤾‍♂️🥋🥊 e sporte të tjera🇦🇱.#1Komb#1Kombetare#1Ligeshqiptare

Публикувахте от Tifozat Kuq e Zi в Четвъртък, 10 септември 2020 г.

Leave a Reply