Bellasica, skuadra e vetme pa asnjë pikë të fituar

Bellasica përballet me vështirësi të mëdha pas rikthimit në elitën e futbollit vendor. Katër disfata në po aq ndeshje dhe për më shumë vetëm një gol i realizuar në 360 minuta lojë, krahas 12-të golave të pranuar, janë statistika që nuk paralajmërojnë sezon të mirë për skuadrën nga Strumica, të cilët sot në kuadër të javës së 5-të në shtëpi do të mirëpresin një ndër skuadrat më të mira në vend, Shkëndijën e Tetovës.

Aq më tepër edhe statistikat flasin në të mirë të Shkëndijës, skuadër kjo që në 10 ndeshjet e fundit ka regjistruar 8 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 disfatë, edhe atë në ndeshjen e fundit të zhvilluar me 24 prill të vitit të kaluar.

Përballja Bellasica-Shkëndija zhvillohet të shtunën në stadiumin e qytetit në Strumicë me fillim në orën 16:00.

Leave a Reply