Ja në cilën TV vendore do të mund ta ndiqni ndeshjen, Shkëndija-Totenhami

Pas Gentit, Milanit, Red Bull Salzburgut e Rosenborgut, gjigandi anglez Totenham është skuadra e rradhës “big” që Shkëndija e sjell në Shkup.

Kështu “kuqezinjtë” nga Tetova vazhdojnë të shkruajnë faqe të reja në historinë europiane, ndërsa dueli i sontëm me ekipin e Premierligës angleze i eksponon ata gjërë në opinionin futbollistik në gjithë Europën.

Ky super duel që starton në ora 20:00 në arenën “Todor Proeski” në Shkup do të transmetohet nga Radio Televizioni shtetëror (RTM dhe RTM2), përfshirë këtu edhe programin në gjuhën shqipe.

Pra gjithë tifozët e flaktë të Shkëndijës, e që realisht janë në numër shumë të madh do të kenë mundësinë të shohin këtë përballje në gjithë Maqedoninë, por edhe jashtë kufijve të saj, pasi do të jetë edhe platforma Digitalb që do të transmetojë të njëjtën përmes ekranit të SuperSport 2.

Leave a Reply