Tronditet Milani, Ibrahimoviç rezulton pozitiv me “Covid 19”

Ditën e djeshme, Leo Duarte rezultoi pozitiv në testet që Milani zhvilloi para ndeshjes së sotme europiane në turin e tretë të Ligës së Europës ndaj norvegjezëve të Bodo Glimt.

Kjo bëri që sot të kryhen sërish testime nga të cilat, ylli i kësaj skuadre Zlatan Ibrahimoviç ka rezultuar pozitiv me “Covid-19”.

Suedezi duhet të përballet me virusin e rrezikshëm, ndërsa menjëherë janë marrë masat që sulmuesi të futet në izolim për të shmangur një përhapje të mëtejshme në organikën e skuadrës.

Kështu trajneri Stefano Pioli nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e suedezit 38-vjeçar, i cili pritet të mungojë edhe për dy ndeshjet e kampionatit, atë ndaj Krotones dhe Specias.

Ndërkohë, mediat bëjnë të ditur se pavarësisht dy rasteve pozitivë te Milani, ndeshja e sotme ndaj Bodo Glimt në stadiumin “San Siro” nuk është në rrezik për të mos u zhvilluar.

Leave a Reply