Futbollisti shqiptarë “driblon” Parmën, arrinë akord me klubin anglez

Andi Zeqiri pa dyshim se është njëri nga sulmuesit më të mirë shqiptarë që luan në kampionatet e huaja. Ai sezonin e kaluar ishte shndërruar në një “makineri” golash te skuadra e Lozanës në Zvicër, duke shënuar plotë 22 gola në gjithsej 37 ndeshje, përfshirë këtu ndeshjet  kampionale dhe të Kupës së Zvicrës.

Kjo bëri që për shërbimet e talentit shqiptarë të interesoheshin disa skuadra europiane, përfshirë këtu edhe dy skuadrat italiane Verona dhe Parma.

Për këta të fundit u fol se ishte arritur marrëveshja totale dhe se Zeqiri do të transferohej te skuadra nga “Enio Tardini” për shumën e 3 milionë eurove.

Megjithatë në moment të fundit në pistë ka dalë edhe skuadra e Brajtonit në Angli, që i ka kthyer mendjen futbollistit shqiptarë.

Një gjë të tillë ka pohuar gazetari më i besueshëm i merkatos, Fabricio Romano, sipas të cilit drejtuesit e Brajtonit kanë gjetur akordin me Zeqirin dhe klubin helvet.Shqiptari 21-vjeçar pritet që së shpejti të zbarkojë në Angli, për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe për të firmosur me klubin e ri, me të cilin do të ketë mundësi të luajë në një prej tre ligave më të forta europiane.

Leave a Reply