Momenti nga konflikti verbal midis Murinjos dhe Lampard (VIDEO)

Takimi i sontëm midis dy skuadrave londineze Totenhamit dhe Çelzit në kuadër të “EFL Cup”, ka sjellë edhe disa momente jo të mira, e ku në qendër të vëmendjes ishin profesori, Murinjo dhe nxënësi,Frank Lampard.

Zhvillohej minuta e 28-të e ndeshjes kur Jose Mourinho u afrua fillimisht te gjyqtari i katërt për t’u ankuar për homologun e tij tashmë Lampard, ndërkohë ky i fundit nuk përtoi t’ia kthente.

Në mes hyri edhe gjyqtari i katërt, i cili u mundua t’i qetësonte dy trajnerët, por tashmë konflikti kishte nisur.

Kamerat e “Sky Sport” kanë kapur këtë përleshje në distancë ndërmjet dy trajnerëve, derisa i kanë dhënë jehonë përplasjes, duke ditur se Mou dhe Lampard kanë një miqësi të mirë. Megjithatë si duket në ato momente që të dy kishin harruar miqësinë, sidomos nga ana e Murinjos, skuadra e të cilit në ato momente ndodhej në disavantazh, pas golit të shënuar nga Timor Verner në minutën e 19-të.

Ndryshe në fund ishte profesori ai që buzëqeshi, pasi skuadra e tij, Totenhami fillimisht barazoi me anë të Erik Lamelas në kohën e rregullt, që më pas të triumfojë përmes ruletit të penaltive.

Leave a Reply