Reagojnë “Shvercerat”: FC Shkupi është i Shkupit dhe jo i Stambollit, nuk njohim trajner tjetër përveç Mukit!

Largimi i Muharem Bajramit nga FC Shkupi ka sjellë pakënaqësi të mëdha në opinionin sportiv në vend.

Përveç reagimeve nga futbollistë të ndryshëm, nuk ka munguar edhe ai i grupit të tifozëve “Shvercerat”, që edhe në kohë pandemie nuk po e lëjnë vetë skuadrën e tyre të zemrës.

“Shvercerat” përmes profilit të tyre zyrtarë në “facebook” kanë kërkuar arsyen e largimit të Mukit nga stoli i Shkupit.

Tifozët “bardhekaltër” gjithashtu kanë thumbuar edhe presidentin turk, duke shkruar se FC Shkupi është i Shkupit dhe jo i Stambollit dhe se nuk njohin trajner tjetër përveç Mukit.

Një letër, drejtuar kryesisë së klubit tonë Shkupit.Në ditën e djeshme, gjatë ndeshjes në Strugë, na informuan që…

Публикувахте от Shvercerat Shkup в Понеделник, 28 септември 2020 г.

Leave a Reply