Valon Behrami pozitiv, Goran Pandev negativ

Futbollisti shqiptarë, Valon Behrami është në mesin e 11 futbollistëve dhe personelit që janë testuar pozitiv me “Covid 19” te skuadra e Xhenoas. Ka qenë vetë klubi i Xhenoas që ka zbuluar emrat e futbollistëve të infektuar, ku përveç Behramit, në mesin e futbollistëve bëjnë pjesë edhe Françesko Kasata, Lukas Lerager, Federiko Marketi, Filipo Melegoni, Luka Pellegrini, Matia Perin, Marko Pjaca, Ivan Radovanoviç, Lase Shone dhe Davide Zapakosta.

Ndërkohë nga stafi, pozitivë kanë rezultuar, Pietro Kistaro, Alesandro Donato, Pietro Gato dhe Mateo Peraso.

Goran Pandev nuk figuron në mesin e futbollistëve të infekuar me “Covid 19”, dhe ky është një lajm i mirë për seleksionuesin Igor Angellovski, i cili në këtë mënyrë do të mund të llogarisë në shërbimet e kapitenit për ndeshjen e 8 tetorit kundër përfaqësueses së Kosovës, ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për sezonin 2019/2020.

Leave a Reply