Angellovski fton Hasanin në vend të Elif Elmas

Elif Elmas edhe zyrtarisht do të mungojë për ndeshjet e tetorit me përfaqësuesen e Maqedonisë, përfshirë këtu edhe ndeshjen historike kundër Kosovës me datë 8 tetor, e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për edicionin 2019/2020, njofton “infOSport.mk”.

Kjo alarmoi seleksionuesin Igor Angellovski, i cili pa menduar shumë ka vendosur që të ftojë ish futbollistin e Shkëndijës, Ferhan Hasanin, aktualisht pjesë e skuadrës së Helsinkit, me të cilën skuadër fituan Kupën e Finlandës.

Ferhan Hasani ftohet ne vend te Elif Elmas per ndeshjet e tetorit, perfshire ketu edhe ate kunder Kosoves me 8 tetor…

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 3 октомври 2020 г.

Hasani me Helsinkun në kampionatin finlandez numëron 7 ndeshje dhe 4 gola të shënuar. I njëjti kështu rikthehet sërish për të veshur fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, pasi mungoi në ndeshjet e shtatorit për shkak pandemisë “Covid 19” dhe masave të rrepta nga shteti finlandez që mos të lejojë udhëtimin e qytetarëve drejt vendeve me rrezikshmëri të lartë, siç është edhe Maqedonia e Veriut.

Leave a Reply