Elif Elmas rezulton pozitiv me “Covid 19”, mungon ndaj Kosovës!

Elif Elmas ka rezultuar pozitiv me “Covid 19”. Një gjë të tillë kanë bërë të ditur nga klubi napolitan përmes faqes së tyre zyrtare në “twitter”.

Ekipi i Gatuzos i është nënshtruar sërish tamponëve mëngjesin e sotëm, ndërsa nga të njëjtat doli që Elmas është pozitiv, pas Zielinskit i cili kishte rezultuar që ditën e djeshme.

Kështu mesfushori shkupjan ka nisur menjëherë karantinën dhe do të mungojë në sfidën e nesërme kundër Juventusit. Por jo vetëm kaq, pasi 21-vjeçari Elmas do të mungojë edhe në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve kundër Kosovës në Shkup. Ndeshja në fjalë e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve për edicionin 2019/2020 në program është me datë 8 tetor.

Leave a Reply