Shkëndija e gatshme për sfidën me Sileksin

Shkëndija do të mirëpret Sileksin në një ndeshje në të cilën “kuqezinjtë” shihen si favoritë në letër. “Kuqezinjtë” ndodhen në një seri prej tre fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat, ndërsa në anën tjetër Sileksi ka reshtuar 3 disfata të njëpasnjëshme, njofton “infOSport.mk”.

Mevlan Murati që humbi sfidën e fundit me Pelisterin shkaku i një dëmtimi të natyrës më të lehtë është rikuperuar dhe konkuron për lojë, kështu që stafi teknik në dispozicion ka të gjithë lojtarët.

Kujtojmë, që të dyja këto skuadra prezantuan vendin në garat e Liga Europa, ndërsa kur tashmë kanë mbyllur aventurën e tyre atje, të gjithë vëmendjen e kanë në garat vendore.

Është kjo përballja e tyre e parë në edicionin e ri, ndërsa rezultatet e 5 ndeshjeve të fundit, paralajmërojnë një duel mjaft interesant, edhe pse realisht Sileksi në Tetovë nuk dinë për fitore që nga 23 prilli i vitit 2008.

Sileksi sot saktesisht 12 vite e gjysme nuk dine per fitore ndaj Shkendijes ne Tetove. Per here te fundit qe skuadra nga…

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 3 октомври 2020 г.

Leave a Reply