E mbani mend Koentraon, i rikthehet futbollit pas plotë 513 ditëve

Fabio Koentrao ka vendosur ti jap fund pensionimit, duke iu rikthyer sërish futbollit. 32-vjeçari para plotë 513 ditëve kishte vendosur ti varë këpucët e futbollit, mirëpo i njëjti tashmë ka kuptuar se nuk mund të jetoj pa futbollin.

Ish futbollisti i Realit të Madridit, ka nënshkruar me ekipin e Rio Ave, te e cila skuadër është transferuar si agjent i lirë.

Koentrao dhe Rio Ave janë dakorduar për një bashkëpunim një vjeçar. Kujtojmë pikërisht Rio Ave ishte skuadra e fundit e portugezit, për të cilën kishte luajtur deri në maj të vitit 2019-të.

Ndryshe Koentrao gjatë karrierës së tij të bujshme gjithashtu kishte luajtur edhe me Sporting Lisbonë, Monako, Real Madrid, Zaragoza, Nacional dhe Benfika.

Leave a Reply