Ja formacioni me të cilin do të luaj Angellovski kundër Kosovës

Trajneri i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski kundër Kosovës që nga minuta e parë ka gjasa të luaj me 5 shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.

Opcioni i parë është që të luaj me skemën 4-2-3-1, ku në portë do të rikthehej Dimitrievski, ndërsa para tij katërshja mbrojtëse do të përbëhej nga Ristovski,

Velkovski, Musliu dhe Ristevski.

Në mesfushën qendrore do të manevronin Ademit dhe Spirovski, ndërsa treshja Aliski-Triçkovski dhe Bardhi do të reshtohej prapa sulmuesit të vetëm Goran Pandev.

Por ekziston mundësia që të luaj edhe me skemën 3-4-2-1, e që në fushë do të sillte plotë 5 shqiptarë.

Atëherë mbrojtja do të përbëhej nga Bejtullai, që do të funksiononte në krahun e djathtë, si dhe dyshja Velkovski dhe Musliu.

Në këtë rast Ezgjan Alioski do të mbulonte krahun e majtë, aty ku përveç detyrave ofenzive, do të ishte i obliguar që të kryente edhe detyra difenzive.

Futbollisti i Lids Junajted do të reshtohej në mesfushë së bashku edhe me Enis Bardhin, Arijan Ademin dhe Stefan Spirovskin.

Para tyre me detyra më ofenzive do të vepronin Triçkovski dhe Pandev, derisa në sulm i vetmuar do të ishte Nestorovski, transmeton “infOSport.mk”.

Janë këto dy opcionet e mundshme, kur është në pyetje formacioni i Maqedonisë së Veriut përballë Kosovës, e cila në këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e tre futbollistëve titullarë, Vedat Muriqit në sulm, Milot Rashicës në mesfushë dhe Amir Rrahmanit në mbrojtje.

Leave a Reply