Nuk kanë të ndalur problemet për Edi Rejën, edhe një futbollistë largohet nga grumbullimi!

Kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet për dy ndeshjet e tetorit, ato të Ligës së Kombeve kundër Kazakistanit dhe Lituanisë.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja kanë zbritur në fushë për të kryer stërvitjen e radhës, por nga kampi kuqezi nuk ka aspak lajme të mira.

Mbrojtësi Jon Mersinaj do të largohet nga ekipi për shkak të një problemi muskular. Futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit do të udhëtojë drejt Tiranës për të kryer rezonancën magentike e me shumë mundësi mund të qendrojë jashtë fushave për 2-3 javë. Kështu shtohen problemet e Edi Rejës në prag të këtyre takimeve, duke pasur parasysh se do të ketë shumë mungesa, si Etrit Berisha, Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Lindon Selahi, Klaus Gjasula (nuk u lejuan nga klubet e tyre), Xhiakomo Vrioni, Thomas Strakosha (në pikëpyetje).

Leave a Reply