Kolumbia i nisi furrishëm eliminatoret për Botërorin e vitit 2022

Kombëtarja e Kolumbisë i ka nisur furrishëm eliminatoret për Boëtrorin e vitit 2022 që do të mbahet në Katar, njofton “infOSport.mk”. Në ndeshjen e parë të ciklit të ri të eliminatoreve, kolumbianët mundën Venezuelën me rezultatin e pastërt 3:0.

Dy gola për Kolumbinë në këtë ndeshje që u zhvillua në stadiumin “Metropolitano Roberto Melendes” në Barankia, realizoi Luis Muriel, ndërsa një tjetër shtoi Duvan Zapata.

Në raundin tjetër Kolumbia do të përballet me Kilin, ndërkohë Venezuela do të luaj kundër Paraguajit. Që të dyja këto ndeshje në program janë me datë 14 tetor.

Leave a Reply