“Dardanët” befasojnë futbollistët e Kosovës para ndeshjes me Slloveninë, ja çfarë bënë ata (VIDEO)

Kosova në këto momente në stadiumin “Fadil Vokrri” pa praninë e tifozëve kundër Sllovenisë po zhvillon ndeshjen e raundit të tretë në kuadër të grupit 3 të Ligës “C” të Kombeve.

Mirëpo edhe pse jo të pranishëm në shkallët e stadiumit, grupi i tifozëve “Dardanët” janë munduar t’ua bëjnë sa më të lehtë futbollistëve ndeshjen e sotme dhe humbjen ndaj Maqedonisë Veriore me anë të disa banerave me shprehje motivuese, shkruan “GazetaSheshi”, transmeton “infOSport.mk”.

“Me ju në borë e në shi, me ju kudo dhe gjithmonë… Jeni luanët tanë, jeni Dardanët të rritun nëpër luftra, ma të fortë se frika”-shkruhet ndër të tjera në parullat e vendosura në stadium.

Gjithashtu para se futbollistët të hynin në stadium ata kanë ndezur flakadan pranë hyrjes, teksa kanë shkruar se do jenë pranë djelmoshave të Kosovës në çfarëdo momenti.

Leave a Reply