Golat nga ndeshja Partizani – Struga Trim Lum (VIDEO)

Struga Trim Lum të shtunën në Shqipëri ka zhvilluar një kontrolluese përballë skuadrës shqiptare të Partizanit, duke shfrytëzuar në këtë mënyrë pauzën në kampionatin tonë vendor, për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në garat e Ligës së Kombeve, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Srgjan Zaharievskit barazoi me shifrat 2:2, ndërsa vlen të theksohet se të gjithë 4 golat u realizuan vetëm në 30 minutëshin e fundit.

Ishte Struga Trim Lum që avansoi me golin e Nijas Lenës në minutën e 60-të nga pika e bardhë. Veterani në rradhët e skuadrës strugane shënoi me panenka, ndërsa nuk vonoi shumë dhe në anën tjetër sulmuesi Broun arriti që të barazojë shifrat, duke shënuar në rrjetën e zbrazët pas daljes së portierit të Struga Trim Lum për të ndalur një aksion të “Demave të Kuq” nga Tirana.

FK PARTIZANI 0 – 3 FC STRUGA

⚽️ MIQËSORE➡️ FK PARTIZANI 2 – 2 FC STRUGA🎥 HIGHLIGHTS I NDESHJES

Публикувахте от FK Partizani Albania в Неделя, 11 октомври 2020 г.

Struga Trim Lum në minutën e 74-të arriti të gjejë edhe golin e dytë, kësaj rradhe me autorë Marjan Altiparmakovski, që shënoi me kokë në rrjetën e Partizanit.

Ky gol dhe kjo epërsi e Struga Trim Lum vlente vetëm deri në minutën e fundit të takimit, kur Jasmin Mecinoviq u shfaq shumë i pakujdesshëm para zonës së tij pas një harkimi nga e majta, duke tundur rrjetën e portierit të tij.

Kështu në fund barazim 2:2 në miqësoren mes dy skuadrave shqiptare, që njëra garon në Superligën e Shqipërisë, e tjetra në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply