Aliti: Humbja nga Maqedonia mendoj se ndikoi edhe sonte

Fidan Aliti ka folur pas disfatës së Sllovenisë sonte në “Fadil Vokrri”. Sipas tij lojtarët “dardan” ende nuk e kishin harruar atë disfatë nga Maqedonia e Veriut dhe nuk mund të jepnin më të mirën sonte ndaj ekipit slloven.

“Normal që kishim në kokë ndeshjen ndaj Maqedonisë pasi s’ishte humbje e lehtë. Provuam të reagonim sa më mirë. Luftuam, dëshiruam reagimin, t’iu tregojmë tifozëve se jemi këtu dhe kemi dëshirë t’i bëjmë krenarë ata që ishin të mërzitur. Secili dha maksimumin. Mirëpo kështu është futbolli”, ka thënë Aliti.

Leave a Reply