“Dardanët” e rinj që rezultuan pozitiv me Covid 19 do ritestohen sërish

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur se gjithë futbollistët e përfaqësueses shpresa të Kosovës që rezultuan pozitiv me “Covid 19”, do të ritestohen sërish gjatë ditës së sotme.

Testet e dyta do të konfirmojnë nëse vërtetë ka të infektuar në taborin e ekipit përfaqësues të Kosovës U21, që po përgatitet për takimin e rradhës në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit të ardhshëm.

Momentalisht të gjithë futbollistët e rinj dardan janë të mbyllur dhe po ju përmbahen strikt masave deri në vendimin e radhës.

Ndeshja midis shpresave të Kosovës dhe Andorrës do të zhvillohet nesër me fillim në ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Leave a Reply