Ish trajneri i Renovës kritikon Kosovën për ndeshjen me Maqedoninë e Veriut

Bylbyl Sokoli mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, ku ka folur për ndeshjen historike ndaj Maqedonisë së Veriut.

Trajneri i njohur kosovar, i cili në të kaluarën kishe udhëhequr edhe skuadrat nga vendi ynë, si Milano dhe Renova kritikoi përgatitjet e “Dardanëve” duke theksuar se nuk janë bërë ashtu si duhet për një ndeshje historike, raporton Gazetasheshi.com

“Përgatitjet për një ndeshje historike si ajo me Maqedoninë Veriore nuk janë bërë ashtu siç duhet, por kjo është përshkak të mungesës së përvojes e jo se nuk ka pasë dëshirë”- u shpreh Sokoli, duke shtuar se mund të kishim lojtarët që na munguan në skuadër.

“Është dashur të bëhet e njejta gjë si me Pandevin, të merren lojtarët dhe të mbeten të izoluar. Sepse ajo ishte një ndeshje e cila ishte historike për Kosovën” – deklaroi Bylbyl Sokoli, i cili tha se trajneri duhet të mbështetet nëse ekipi “Dardan” dëshiron të rikthehet tek rezultatet pozitive.

“Jemi në një situatë kur duhet ta përkrahim trajnerin që ai të kthej autoritetin tek ekipi, edhe në intervista ishte i luhatshëm, e kur trajneri është në një situatë të tillë edhe lojtarët me vetëdije ose jo janë jo serioz” – përfundoi ai.

Leave a Reply