E bujshme, Juventusi dëshiron ti marrë Ramosin Realit

Kapiteni i Realit të Madridit, Serhio Ramos padyshim se është një nga futbollistët më të mirë tek “mbretërit”, i cili përveç se me mjaft sukses është paraqitur në repartin e mbrojtjes, njëkohësisht ka ndihmuar shumë ekipin edhe me golat e shënuar.

Megjithatë sipas asaj që shkruan “El Chiringuito”, ky mund të jetë sezoni i fundit i Ramos në “Santiago Bernabeu”. Sipas të njëjtit burim numri një i “madrilenëve”, Florentino Perez kapitenit të skuadrës ende nuk i ka ofruar rinovimin e kontratës, që i skadon në fund të sezonit.

E gjithë kjo ka bërë që të lëvizë Juventusi, skuadër kjo që dëshiron ta afrojë spanjollin në ekip.

Kampionët e Italisë janë të gatshëm të plotësojnë të gjitha kërkesat e lojtarit, për ta marrë atë në të njëjtin ekip me Ronaldon, për të synuar fitimin e Ligës së Kampionëve.

“Bardhezinjtë” janë gati t’i ofrojnë një pagë prej 11.7 milionë eurosh në sezon, për ta marrë falas në verë, ose të paguajnë një çmim jo shumë të madh për ta marrë në janar. Përveç Juventusit, gjithashtu edhe Paris Sen Zhermeni është gati të transferojë kapitenin e Realit në Francë.

Leave a Reply