Elmas dhe shokët sërish rezultojnë negativ, Gatuzo ka në disponim gjithë skuadrën

Napoli ka marrë një lajm shumë të mirë së fundmi, përsa i përket situatës me koronavirus. Pas testeve të kryera, është zbuluar se të gjithë futbollistët “napolitanë” kanë rezultuar negativë, përfshirë këtu edhe dy të infektuarit, Zielinski dhe Elmas.

Në këtë situatë ata së bashku me gjithë pjesën tjetër të skuadrës do të jenë të gjithë të gatshëm për ndeshjen ndaj Atalantës në fundjavë.

Një lajm ky mjaft i mirë për trajnerin Gatuzo, i cili mund të punojë me gjithë skuadrën. Kujtojmë për shkak dy rasteve me koronavirus te Napoli,  u anulua ndeshja me Juventusin në transfertë, kjo për shkak se autoritetet mjekësore në Napoli nuk lejonin klubin napolitan të udhëtonte drejt Torinos.

Leave a Reply