Gabimi në mbrojtje i kushtoi me jetë futbollistit 22-vjeçar në Ugandën Veriore, e mbytën shokët e skuadrës!

Një lajm trishtues na vjen nga Uganda Veriore, më saktësisht nga Lamwo District, aty ku shokët e skuadrës e kishin lënë të vdekur, 22-vjeçarin Owaci.

I ndjeri Churchill Owaci, dyshohet se u sulmua nga shokët e tij të skuadrës pasi kishte bërë një gabim në mbrojtje, duke lejuar që skuadra kundërshtare të shënojë gol në një ndeshje miqësore midis dy ekipeve të futbollit të qytetit.

Owaci ishte një banor i fshatit Tumanon, qarku Agoro Sub në Distriktin Lamëo.

Ai po luante si një mbrojtës qendre në një ndeshje midis dy ekipeve nga qyteti i Poba Parish. Sipas kryetarit të Agoro Sub County, Denis Onyon, sherri nisi midis shokëve të skuadrës, pasi një gol u shënua si rezultat i gabimit të mbrojtësit Oëaci. Ata u përplasën mbi të, duke e rrahur para se të ndaheshin.

“I ndjeri u sulmua disa metra larg skenës së krimit dhe u dërgua me urgjencë në Agoro Health Center III, ku u shpall i vdekur disa orë më vonë. Hetimet mbi çështjen janë duke vazhduar dhe të dyshuarit do të transferohen në stacionin qendror të policisë Lamëo nga ku do të gjykohen në gjykatë”, tha ai.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply