Ronaldo rezulton pozitiv me “Covid 19”

Ylli portugez Kristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv në testimet e fundit, dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës që Portugalia do ta zhvillojë kundër Suedisë. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Kombëtarja e Portugalisë.

“Ai është mirë dhe pa simptoma, duke qëndruar në izolim”, thuhet në njoftimin e portugezëve.

Ronaldo ishte paraqitur në sfidën e fundit që Portugalia barazoi pa gola me Francën në kuadër të Ligës “A” të Ligës së Kombeve.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës, që Portugalia e zhvillon me Suedinë, në Ligën A, grupi 3 në Ligën e Kombeve.

 

Leave a Reply