Shtohen mungesat te Maqedonia në prag të sfidës me Gjeorgjinë

Igor Angellovski do ta ketë shumë të vështirë përballë Gjeorgjisë, ndaj së cilës kombëtare do të paraqitet me futbollistë më pak të eksponuar në ekipin përfaqësues të vendit, njofton “infOSport.mk”.

Pas mungesave të Enis Bardhit, Arijan Ademit, Egzon Bejtullait, Ferhan Hasanit dhe Kristijan Toshevskit, i fundit që i është bashkuar listës së mungesave, është edhe Stefan Spirovski.

Mesfushori i AEK Larnaka nuk arriti që ti rrezistojë stërvitjes së sotme, ashtu që nuk do të mund të ndihmojë skuadrën në takimin e nesërm, të vlefshëm për ndeshjet e grupit 2 të Ligës “C” në kuadër të Ligës së Kombeve, transmeton “infOSport.mk”.

Ndeshja Maqedoni e Veriut – Gjeorgji në program është nesër mbrëma me fillim në ora 20:45 në arenën “Todor Proeski”.

 

 

 

Leave a Reply