Barazimi ndaj Gjeorgjisë, ja si duket situata në grupin e Maqedonisë së Veriut

Dy ndeshjet e tetorit në kuadër të Ligës së Kombeve për edicionin aktual rezultuan me barazime për Maqedoninë e Veriut, që vazhdon të kryesojë grupin 2 në Ligën “C”, njofton “infOSport.mk”.

Maqedonia mbrëmë barazoi 1:1 kundër Gjeorgjisë, me të cilën kombëtare së bashku kryesojnë grupin me nga 6 pikë. Ishte ky barazimi i dytë mes këtyre dy kombëtareve gjatë këtij edicioni të Ligës së Kombeve, ndërsa rikujtojmë se Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia me 12 nëntor në Tbilisi do të zhvillojnë ndeshjen e tyre historike, përmes së cilës për herë të parë në historikun e tyre mund të kualifikohen në Europianin e vitit të ardhshëm.

Ndërkohë sa i përket dy kombëtareve tjera të grupit, Armenia me 5 pikë renditet në pozitën e 3-të, ndërkohë Estonia me 2 pikë mban pozitën e fundit në grup. Estonezët mbrëmë në Talin barazuan 1:1 me armenët.

Liga e Kombeve, Grupi 2 – Liga C
Renditja Tabelare
# Ekipi kombëtarë Nd. F. B. D. G-av. Pikë
1. Maqedonia e Veriut 4 1 3 0 7:6 6
2. Gjeorgjia 4 1 3 0 5:4 6
3. Armenia 4 1 2 1 6:5 5
4. Estonia 4 0 2 2 4:7 2

(Vetëm ekipi i vendit të parë siguron kualifikimin në fazën “play-off”)

Leave a Reply