Shqipëria sërish nuk fiton, por edhe nuk shënon tashmë plotë 282 minuta

Shqipëria edhe në ndeshjen e tretë me rradhë nuk ka arritur të shënojë, teksa dje në transfertën në Villnus barazoi pa gola ndaj Lituanisë, njofton “infOSport.mk”.

Kësisoj rruga e rrjetës për “kuqezinjtë” e Edi Rejës kthehet në një “makth”, duke pasur parasysh se ata nuk shënojnë tashmë në 3 ndeshje rradhazi.

Për herë të fundit kishin shënuar në ndeshjen e 4 shtatorit, kur si mysafir me golat e shënuar nga Cikalleshi (23’) dhe Bare (78’) kishin mundur 2:0 në transfertë Bjellorusinë.

Që nga ajo ndeshje pasoi një periudhë jo e mirë e kuqezinjëve, që nisi pikërisht nga Tirana dhe kundër kundërshtarit të mbrëmshëm, Lituanisë, që në tokën shqiptare kishte triumfuar 1:0, ndërsa në terren vendas i’a doli të ndalë tentativat e futbollistëve shqiptarë, e ku rastet më të mira i kishte kumanovari,Taulant Seferi, i cili kishte luajtur për herë të parë si titullarë me Kombëtaren shqiptare.

Mirëpo pavarësisht barazimit të fundit dhe krizës së golit, Shqipëria mban ende gjallë shpresat për atë pozitë të parë në grupin 4, aty ku për momentin kryeson Bjellorusia me 7 pikë, ndërsa Lituania dhe Shqipëria me nga 5 pikë ndodhen në pozitat 2 dhe 3, transmeton “infOSport.mk”.

Deri në mbyllje të këtij cikli eliminatorë të Ligës së Kombeve në kuadër të grupit 4, Shqipëria do të zhvillojë edhe dy ndeshje, atë kundër Kazakistanit me 15 nëntor dhe kundër Bjellorusisë me 18 nëntor.

Që të dyja këto ndeshje Shqipëria do ti zhvillojë në terren vendas.

Liga e Kombeve, Grupi 4 – Liga C
Renditja Tabelare
# Ekipi kombëtarë Nd. F. B. D. G-av. Pikë
1. Bjellorusia 4 2 1 1 6:5 7
2. Lituania 4 1 2 1 3:4 5
3. Shqipëria 4 1 2 1 2:1 5
4. Kazakistani 4 1 1 2 4:7 4

(Vetëm ekipi i vendit të parë siguron kualifikimin në fazën “play-off”)

Leave a Reply