Vardari avansoi, Florent Ramadani i kundërpërgjigjet me një eurogol (VIDEO)

Në këto momente në arenën “Todor Proeski” po zhvillohet derbi ndeshja e javës së 9-të në elitën e futbollit vendor midis Vardarit dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.

Vardari kalon në epërsi ndaj Shkëndijës

Vardari kalon në epërsi ndaj ShkëndijësVARDARI – SHKËNDIJA 1:0(J. Popzlatanov 12')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 17 октомври 2020 г.

20 minutat e para dhuruan dy gola, nga një në secilën anë. Të parët avansuan vendasit me golin e shënuar nga Jovan Popzlatanov, i cili nga brendia e zonës shënoi në rrjetën e Zahov. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 12-të, ndërsa nuk vonoi shumë dhe në minutën e 16-të erdhi momenti më i bukur deri në këto momente.

Eurogoli i Florent Ramadanit ndaj Vardarit

Eurogoli i Florent Ramadanit ndaj Vardarit VARDARI – SHKËNDIJA 1:1(F. Ramadani 16')

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 17 октомври 2020 г.

Pas disa kombinimeve të bukura, topi erdhi deri te Florent Ramadani, i cili me një goditje të bukur nga distanca, realizoi golin e barazimit. Për talentin Ramadani ishte ky goli debutues me fanellën e Shkëndijës, skuadër kjo që nuk dinë disfatë përballë Vardarit tashmë 3 vite me rradhë.

Leave a Reply