Avdijaj mund të luaj sërish në Holandë!

Donis Avdijaj mund të rikthehet  sërish në elitën e futbollit holandez “Eredivisie”. Sulmuesi kosovar tashmë 4 muaj është pa skuadër, pasi kishte shkëputur kontratën me skuadrën skoceze të Heart of Midlothian FC.

Është folur për disa klube, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete. Gjithsesi Avdijaj është rikthyer në Holandë, ku ka filluar një provë njëjavore tek skuadra FC Emmen.

Ka qenë vet klubi holandez që ka bërë të ditur se Avdijaj ka filluar provën të premten dhe do të qëndrojë aty për shtatë ditë.

24-vjeçari tani do të mundohet ta bindë stafin e kësaj skuadre për t’i ofruar një kontratë. Kampionati holandez nuk është i panjohur për Avdijaj, i cili më parë kishte luajtur me skuadrat e Roda JC dhe Ëillem II.

Futbollisti nga Kosova gjatë qëndrimit në “Eredivisie” ka zhvilluar 26 ndeshje, ku ka regjistruar edhe gola dhe 5 asistime.

Leave a Reply