FC Shkupi me dy mungesa kundër Ak. Pandev, rikthehet Glishiç

FC Shkupi sot do të ketë një transfertë të vështiërë përballë Akademia Pandevit në Strumicë. “Bardhekaltërit” nga Çairi kërkojnë fitoren dhe vazhdimësinë e rezultateve pozitive, por mbi të gjitha edhe ndjekjen nga afër të skuadrës kryesese, Shkëndijës, që dje mundi Vardarin me shifrat 5:1 në arenën “Todor Proeski”.

Megjithatë në prag të takimit kundër skuadrës nga Strumica, trajneri Umit Karan po has në probleme, pasi nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e dy futbollistëve nga reparti i vijës së fundit.

Fjala është për mbrojtësin e krahut të djathtë, Filip Gligorov, i cili mungoi edhe në dy ndeshjet e fundit kundër Borecit dhe Struga Trim Lum, ndërsa gjithashtu do të mungojë edhe mbrojtësi azer, Elvin Junushada, i cili në një nga stërvitjet e fundit të skuadrës nga Çairi kishte pësuar një lëndim më serioz, që do e largojë atë nga fushat e blerta deri në fund të këtij viti, transemton “infOSport.mk”.

Ndërkohë pas mungesës prej gati një muaj,në skuadër rikthehet mbrojtësi i krahut të majtë, Darko Glishiq, i cili besohet të luaj  titullarë, teksa vendin e Junushada në qendër të mbrojtjes pritet ta zë Krivanjeva.

Ndeshja midis Akademia Pandevit dhe FC Shkupit starton në ora 14:30.

Leave a Reply