FC Shkupi në kërkim të pikëve në Strumicë,Renova nuk guxon të gabojë, Struga T&L favorite përballë Bellasicës

Me ndeshjen Vardari – Shkëndija hapi siparin java e 9-të në elitën e futbollit vendor, që sot dhuron edhe 5 ndeshje të tjera, njofton “infOSport.mk”.

Pa dyshim një ndër ndeshjet më interesante të ditës është ajo në Strumicë midis Akademia Pandevit dhe FC Shkupit. Skuadra shkupjane me fitore do të mbante hapin me Shkëndijën, që me fitoren e djeshme ka 5 pikë epërsi ndaj skuadrës së Umit Karan. Renova nuk guxon të gabojë sot përballë Pelisterit, ndeshje kjo që për shkak rinovimit të fushës së stadiumit në Tetovë, do të zhvillohet në Gostivar.

Struga Trim Lum shihet si favorite përballë skuadrës së fundit në tabelë, Bellasicës, ndërkohë shumë paqartësi pritet të prodhojnë dy ndeshjet e fundit, ajo në Kratovë midis Sileksit dhe Rabotniçkit si dhe ajo në Veles, ku mejdanin do të ndajnë Boreci dhe Makedonija GJ.P.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply