Lajme aspak të mira për Liverpullin, Van Dajk do të mungojë 7-8 muaj!

Mbrojtësi holandez i Liverpull, Virxhil Van Dajk me shumë gjasë do të humbasë sezonin 2020/21. Van Dajk e mbylli para kohe ndeshjen derbi kundër Evertonit, për shkak të një ndërhyrje shumë të ashpër të portierit Xhordan Pikford.

Përplasja mes dyshes ishte shumë e fortë dhe Van Dajk mbeti i shtrirë në fushë, deri sa mbërriti ndihma mjekësore. Edhe pas intervenimit të këtyre të fundit, Van Dajk nuk mundi të vazhdojë ndeshjen, ndërsa lëshoi fushën duke çaluar, edhe pse pa ndihmën e barelës.

Pikërisht një moment  i tillë bëri që fillimisht të mendohet se nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim shumë serioz, por pas ekzaminimeve të bëra, doli se Van Dajk ka këputur ligamentin e gjurit dhe do të mungojë për 7-8 muaj.

Një goditje e rëndë kjo pa dyshim për kampionët e Anglisë, që dëshirojnë të mbrojnë titullin e fituar edicionin e kaluar.

Leave a Reply