Valon Ahmedi nuk e sheh FC Shkupin si pretendent për titullin e kampionit!

Shkëndija të shtunën shënoi një ndër fitoret më të thella ndaj rivalit të madh, Vardarit. “Kuqezinjtë” nga Tetova shënuan fitore 5:1, ndërsa dy gola në këtë ndeshje për Shkëndijën realizoi kërçovari, Valon Ahmedi,njofton “infOSport.mk”.

Ky i fundit sonte në një lidhje direkte foli për emisionin “Zona Gol”, ndërsa në pyetjen e moderatorit nëse e sheh FC Shkupin si pretendentë për titullin e kampionit, erdhi me përgjigje: “FC Shkupi fitoi edhe sot, d.m.th është aty, por Shkëndija është e bazuar për fitore në çdo ndeshje. Fitorja ka shumë rëndësi, për gjithë ata dashamirët në Maqedoni që e ndjekin Shkëndijën, dhe çdo fitore e jona i gëzon ato. Ne nuk shohim asnjëherë se kë e kemi pretendent, pasi neve çdo herë luftojmë për titulliln e kampionit”.

Pas 9 xhirove të para Shkëndija kryeson renditjen me 21 pikë, ndërkohë FC Shkupi e ndjek nga pas me 19 pikë të tubuara.

Leave a Reply