Edin Xheko në janar largohet nga Roma, nuk është Juventusi, por…

E përditshmja italiane “Il Messaggero”, raporton se sulmuesin boshnjak, Edin Xheko në janar do të largohet nga Roma.

Boshnjaku ishte shumë pranë transferimit te Juventusi, mirëpo  në fund transferimi nuk u realizua.

Megjithatë Xheko do të largohet nga “Olimpiko” në janar, mirëpo ekipi i tij i rradhës nuk do të jetë Juventusi, por Interi.

Sipas “Il Messaggero”, Xheko ka arritur marrëveshje personale me Interin,  ndërsa “zikaltërit” pritet të paguajnë një shifër simbolike për transferimin e tij.

Leave a Reply