Perez te Reali bënë bashkë dyshen Mbappe – Haaland

Pas shumë vitesh, Real Madrid e mbylli një afat kalimtar pa realizuar asnjë transferim. Kjo ndodhi afatin kalimtarë të verës  që po lëmë pas, por si duket numri një i “madrilenëve”, Florentino Perez po përgatitet për një verë të “nxehtë” verën e vitit të ardhshëm.

“Marca” shkruan se shënjestra e parë e klubit mbretëror do të jetë Kylian Mbappe, i cili ka deklaruar se dëshiron të luajë për Real Madridin një ditë.

Është e qartë se PSG nuk do të pranojë një largim të lehtë të tij, dhe Real Madrid duhet të paguajë së paku 200 milionë euro për francezin.

Ndërkohë dëshira tjetër e Real Madridit, është norvegjezi i Borusia Dortmundit, Erlind Haaland.

Me këtë super dyshe, reparti sulmues i Realit të Madridit do të ishte shumë i frikshëm.

Leave a Reply