Sefer Seferi rezulton pozitiv, rusin Gasiev do ta sfidojë vëllai i tij, Nuriu

Pandemia e Covid-19 nuk ka kursyer as boksierin e njohur shqiptar nga Korita e Gostivarit, Sefer Seferi. Ky i fundit me 31 tetor duheshe të boksojë kundër ish-kampionit të botës, Murat Gasiev, mirëpo për shkak se kishte rezultuar pozitiv, do të duhet të heq dorë nga ky duel. Sefer Seferi është izoluar dhe po qëndron në karantinë.

Megjithatë kjo luftë e paraparë për ditën e fundit të muajit tetor do të zhvillohet, pasi në ring kundër rusit Gasiev do të ngjitet vëllai i Seferit, Nuri Seferi. Boksieri i peshave të rënda ka pranuar të zëvendësojë vëllanë e tij, ndërsa mbetet të shihet nëse Nuriu do i’a delë përballë ish kampionit të Botës, i cili nga gjithsej 27 meçe që ka zhvilluar, ka vetëm një humbje.

Në anën tjetër Nuri Seferi gjatë karrierës së tij profesioniste ka zhvilluar gjithsej 50 lufta, nga të cilat në 41 ka dalë fitues, ndërsa në 9 raste ishte mundur.

Dueli midis Nuri Seferit dhe Murat Gasiev do të zhvillohet në “WOW Arena”, Krasnaya Polyana në Rusi.

Leave a Reply