Uzuni humb edhe përballjen me Ronaldon shkaku i një rregulli absurd në Hungari!

Myrto Uzuni definitivisht është shumë i pafat. Pasi humbi përballjen me Lionel Messin, reprezenuesi shqiptarë mund të humbas edhe përballjen tjetër me shumë peshë në karrierën e tij, atë kundër Kristiano Ronaldos.

Skuadra e Uzunit, Ferencvaroshi falë pikërisht golave të tij arriti që pas 30 viteve të rikthehet në Ligën e Kampionëve, ndërsa fati deshi që kjo skuadër të jetë në grup të njëjtë me skuadrat gjigande si Juventus dhe Barcelona, aty ku për momentin luajnë dy nga futbollistët më të mirë në Botë, Kristiano Ronaldo, gjegjësisht Lionel Messi.

Pikërisht ndaj Messit dhe Barcelonës së tij, Myrto Uzuni duheshe të përballet nesër në “Kamp Nou”, dhe pa dyshim se ky duhej të ishte kulmi i Myrto Uzunit në karrierë. Megjithatë sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur në këtë ndeshje.

Kjo pasi ka rezultuar pozitiv me “Covid 19”, dhe nuk do të ketë mundësinë që të luaj ndaj Barcelonës. Mirëpo kjo nuk është e tëra, pasi Uzuni, mund të humbas edhe ndeshjen e parë kundër Juventusit të Kristiano Ronaldos, që në program është me datë 4 nëntor.

E gjithë kjo për shkak të një rregulli krejtësisht ndryshe dhe të pakuptimtë nga vendet tjera të shtetit hungarez, që një futbollist nuk mund të luajë dot për një muaj pas daljes si i infektuar nga pandemia.

Pra në rastin e sulmuesit kuqezi jemi ende në ditët e para dhe me një kalendar të ngjeshur të Ligës së Kampionëve, Uzuni do të humbas të paktën 3 takimet e para të këtij kompeticioni.

Sipas llogarive Uzuni mund të kthehet në 21 nëntor, atëherë kur mbeten edhe tre takimet: “Juventus-Ferencvarosh (24 nëntor), Ferencvarosh-Barcelona (2 dhjetor)  dhe Dinamo Kiev-Ferencvarosh (8 dhjetor)”.

Leave a Reply