Super debutim i Muriqit me Lacion në Ligën e Kampionëve, ja reagimi i tij

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, pas debutimit në “Serie A”, mbrëmë bëri  debutimin e tij edhe në Ligën e Kampionëve, ku me Lacion e tij shënuan një fitore të madhe përballë Borusia Dortmundit.

Lazio e fitoi sfidën e parë në kuadër të Grupit “F”, me rezultatin 3:1, duke paralajmëruar kundërshtarët e grupit se kjo skuadër synon një ndër dy pozitat e para.

Muriqi, i cili iu bashkua Lacios këtë verë nga Fenerbahçe, u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të në vend të Zhoakin Korreas, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes ai përmes rrjeteve sociale kishte shkruar: “Paraqitje dhe rezultat i shkëlqyer! Përpara Lacio!.

Këtij publikimi ia ka bashkëngjitur edhe disa fotografi nga ndeshja kundër skuadrës gjermane, ku edhe përkundërdisfatës shihet si favorite e këtij grupi, ku bëjnë pjesë edhe Zeniti dhe Klub Bryzh. Këta të fundit mbrëmë kishin surprizuar skuadrën ruse, duke e mundur në udhëtim me rezultatin 2:1.

Leave a Reply