FBMV solli vendim, sezoni i ri në basketboll starton me 31 tetor

Federata e Basketbollit e Maqedonisë ka vendosur për fillimin e sezonit të ri. Pas reagimeve dhe thirrjeve nga shoqatat e basketbollistëve dhe klubeve, federata e udhëhequr nga Pero Antiq ka paralajmëruar raundin e parë të sezonit të ri në Ligën e Parë të Maqedonisë.

Federata e Basketbollit vendor vendosi që sezoni i ri të startojë me 31 tetor, mirëpo duke paralajmëruar klubet dhe lojtarët, se të gjithë do të duhet të respektojnë masat e sigurisë të propozuara nga autoritetet kompetente.

Lojtarët dhe anëtarët e klubit do jenë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshje të pajtueshmërisë së protokollit.

Leave a Reply