4 skuadra “big” vihen pas Masimiliano Allegrit

Masimiliano Allegri për momentin është i papunë, mirëpo kjo si duket nuk do të zgjatë edhe shumë kohë. Ole Gunar Solskjaer dhe Tomas Tushel nuk i kanë të sigurta pozitat në klubet e tyre, ndërsa edhe Mançester Junajted, por edhe PSZH po mendojnë angazhimin e strategut italian nga Livorno.

Mirëpo nuk janë këto skuadrat e vetme që dëshirojnë ish trajnerin e Milanit dhe Juventusit.

Real Madridi nuk po kalon një moment të mirë dhe nuk përjashtohet shkarkimi i Zinedine Zidane, gjithmonë nëse rezultatet negative nuk marrin fund.

Opsion mbetet edhe rikthimi në Milano dhe Serie A. Emri i Allegrit është lidhur prej kohësh me Interin, ekip që drejtohet nga Antonio Konte.

Nëse ky i fundit nuk ia del të realizojë objektivat e klubit, atëherë do t’i lërë vendin Allegrit, i cili pëlqehet shumë nga Xhuzepe Marrota.

Leave a Reply