Emre Xhan rezulton pozitiv me “Covid 19”, mungon ndaj Shalke 04

Pas disfatës së papritur 3:1 në mesjavë nga Lacio në kuadër të Ligës së Kampionëve, “milionerët” kanë marrë një tjetër lajm negativ.

Mesfushori i tyre, Emre Xhan ka rezultuar pozitiv me koronavirus në testet e fundit. Mesfushori nuk ka simptoma dhe është futur në karantinë, duke humbur në këtë mënyrë ndeshjen e ditës së nesërme kundër Shalke 04.

“Testet e pjesëtarëve të tjerë kanë dalë negative. Shërim të shpejtë, Emre“, shkruan klubi gjerman në komunikatën zyrtare të postuar në Twitter.

Leave a Reply