Arbi Vosha, njeriu i ndeshjes Makedonija GJ.P-Ak.Pandev flet për sezonin aktual dhe synimet e tij (VIDEO)

Arbi Vosha ishte futbollisti i ndeshjes në fitoren e skuadrës së tij, Makedonija GJ.P ndaj Akademia Pandevit, njofton “infOSport.mk”. Talenti shqiptarë ishte një enigmë e pazgjidhur për mbrojtjen e skuadrës mysafire, që kapituloi para 19-vjeçarit që në minutën e dytë. Një top të devijuar Arbi Vosha e priti jashtë zonës, që më pas me një goditje volej të mposhtë portierin Alçevski.

Ky gol ka gëzuar tej mase Arbi Voshën, po mbi të gjitha sipas tij rëndësi ka fitorja e ekipit dhe 3 pikët e fituara.

“Jam shumë i kënaqur për golin e shënuar. Vërtetë ishte një gol i bukur, ndërsa mendojë se i gjithë ekipi kemi bërë një lojë shumë të mirë. Si rezultat në fund erdhi edhe fitorja e skuadrës tonë” – tha fillimisht Arbi Vosha, i cili është i kënaqur edhe me trajnerin Tasevski, për hapësiar që ky i fundit po i’a jep te skuadra nga Gjorçe Petrovi.

“Gëzohem që trajneri Zhikica Tasevski ka besim tek unë dhe që më jep hapësirë për të luajtur dhe për të dëshmuar cilësitë e mia. Premtoj se do të jap më të mirën nga vetja në çdo ndeshje, ku besoj se po piqem nga dita në ditë shumë e më shumë” – deklaroi për “infOSport.mk”, Arbi Vosha, i cili foli edhe për objektivat e skuadrës, por edhe synimet personale.

“Makedonija GJ.P dëshiron të luaj në Liga Europa. Këtë nuk e fshehim, ashtu që shpresojë se në fund do i’a arrijmë qëllimit gjithë së bashku. Në aspektin individual, si çdo futbollistë i ri, edhe unë dëshirojë  që sa më shpejtë të transferohem jashtë vendit dhe të luaj në ndonjë kampionat më të fortë. Shpresoj që të kem këtë fat dhe një ditë të luaj në futbollin europian” – përfundoi Arbi Vosha, i cili në sezonin aktual ka shënuar dy gola, pas atij edhe në kuadër të javës së 7-të kundër Renovës në Tetovë.

Kujtojmë formën e gtij të mirë, Arbi Vosha e dëshmoi edhe në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës kundër Sasa-s, kur shënoi një tjetër gol, duke paralajmëruar një yll tjetër të rradhës në futbollin tonë vendor.

Leave a Reply