Berisha shou në Superligën e Rusisë (VIDEO)

E diela ka rezultuar fantastike për futbollistin e përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, i cili në takimin e skuadrës së tij Akhmat Grozny kundër UFA, ka dhuruar spektakël, duke qenë protagonistë absolut i ndeshjes, njofton “infOSport.mk”.

Berisha në këtë përballje, në të cilën skuadra e tij shënoi fitore 3:1, realizoi dy gola, ndërsa gjithashtu asistoi në golin e dytë të shënuar nga bashkëlojtari i tij, Vladimir Iljin (68’).


GOLAT NGA NDESHJA, AKHMAT GROZNY – UFA, NDIQENI KËTU.


Ndryshe golin e tij të parë në këtë takim, Berisha e realizoi në minutën e 14-të nga pika e bardhë, të cilën e kishte përfituar vetë, ndërsa golin e dytë personal dhe të tretin e takimit për Akhmat Grozni e realizoi në minutën e 77-të.

Falë kësaj “dopiete”, Berisha arriti në kuotën e 4 golave të shënuar këtë edicion në Superligën ruse, aty ku skuadra e tij pas 12 xhirove të para renditet në pozitën e 10-të me 17 pikë të tubuara.

 

 

Leave a Reply