Kundërshtarë irlandez për Futsal Shkupin në Ligën e Kampionëve

Futsal Shkupi ka mësuar emrin e kundërshtarit në raundin parakualifikues të Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”. Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës deshi që skuadra jonë përfaqësuese në ligën më prestigjioze europiane të peshkojë kundërshtarë irlandez, skuadrën e Blu Mexhik FC Dublin.

Futsal Shkupi pati fat në këtë short, pasi u zgjodh në mesin e skuadrave që këtë ndeshje do ta zhvillojë si nikoqir, edhe atë nga data 24 deri me 29 nëntor.

I kënaqur nga ky short ka mbetur edhe koordinatori i klubit ‘bardhekaltër”, Mensur Fazlija, i cili beson në kualitete e skuadrës dhe përsëritjen e suksesit të vitit të kaluar, duke kërkuar madje për të bërë një hap më shumë.

“Sinqerisht jemi të kënaqur nga ky short, kur kemi parasysh se mund të kishim për kundërshtarë edhe një skuadër franceze, pjesë e së cilës është edhe lojtari më i mirë në planet, Rikardinjo. Për më tepër shorti na buzëqeshi neve, pasi do luajmë si nikoqir, gjë kjo që na jep përparësi edhe më shumë. Mëkat do të jetë që këtë ndeshje me shumë gjasa do ta zhvillojmë pa praninë e tifozëve, për shkak pandemisë ‘Covid 19’” – tha enkas për “infOSport.mk”, koordinatori i Futsal Shkupit, Mensur Fazlija, i cili për datën e saktë tha se një gjë të tillë do të vendosin shumë shpejtë, pasi si nikoqir të këtij takimi kanë të drejtën e përzgjedhjes.

Leave a Reply