Liga e Kampionëve, gola me bollëk në ndeshjet e orës 21:00 (VIDEO)

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e së martës në kuadër të xhiros së dytë të Ligës së Kampionëve,  përfshirë këtu edhe 6 ndeshjet e orës 21:00, që prodhuan plotë 20 gola, apo 3.33 gola për ndeshje, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja me më shumë gola rezultoi të jeetë ajo në “Vanda Metropolitano”, aty ku Atletiko Madridi u mundua shumë përballë modestëve austriak të Salzburgut.

3:2 ishte rezultati përfundimtarë  i këtij takimi në favor të skuadrës spanjolle, që deri tek fitorja erdhi me përmbysje,edhe atë duke iu falënderuar portugezit Zhoao Feliks, që shënoi dy golat e kthesës.

4 gola në Gjermani në ndeshjen Borusia Menhengladbah – Real Madrid (2:2), me “mbretërit” që disfatës i shpëtuan vetëm në 5 minutat e fundit të takimit falë golave të shënuar nga Benzema (87’) dhe Kasemiro (90+3’). Figurë qendrore te skuadra e Bundesligës gjermane doli të jetë Markus Turam, që shënoi dy gola, nga një në secilën pjesë.


Reali i shpëton disfatës fare në fund (VIDEO)


Me shifrat 2:2 dhe me kthesë totale u mbyll edhe ndeshja midis Atlantas dhe Ajaksit. Holandezët e mbyllën pjesën e parë me shifrat 2:0 falë golave të shënuar nga Tadiç nga pika e bardhë në minutën e 30-të dhe Traore në të 38-tën. Rolin e heroit te skuadra bergamase e luajti David Zapata me një dy golësh në pjesën e dytë.

Fitore të sigurta për dy skuadrat angleze, Liverpullin dhe Sitin. Skuadra e Klop shënoi fitore 2:0 ndaj danezëve të Midtjylland, ndërkohë Siti i Guardiolas u tregua shumë i fuqishëm për Olimpik Marsejën, duke e mundur në Velodrome me shifrat 3:0. Fitore e sigurtë edhe për Porton në ndeshjen si nikoqir kundër Olimpijakosit grek.

Leave a Reply