Milani mbrëmë ndaj Romës barazoi një rekord të vjetët 61-vjeçar

Milani mbrëmë në një ndeshje spektakolare barazoi 3:3 kundër Romës, duke barazuar kështu një rekord të vjetër 61-vjeçar.

Skuadra e Piolit për herë të parë që nga viti 1959 ka arritur të shënojë të paktën dy gola në 11 ndeshje zyrtare rresht në të gjitha kompeticionet. Një shenjë e qartë, që tregon se Milani po rritet dhe dalëngadalë do e shohim të luftojë për titullin kampion, që i mungon prej vitit 2011.

Kuqezinjtë kanë shënuar plot 29 gola në 11 ndeshjet e shkuara, duke treguar një efikasitet të madh përpara portës, ku padyshim ndikim esencial ka Zlatan Ibrahimoviç, që me ardhjen e tij ka përmirësuar edhe lojtarët e tjerë si Leao apo Çalhanoglu, që kanë më shumë hapësira me Ibrën në skuadër.

Kualifikimi në Ligën e Kampionëve është objektivi kryesor i Milanit këtë edicion, që me këto shifra po tregon se mund të luftojë deri në fund për këtë sukses.

Leave a Reply