Pezullohet arbitri i ndeshjes Milan-Roma

Arbitri kryesor i ndeshjes së mbrëmshme derbi në “Serie A” midis Milanit dhe Romës, Piero Xhakomeli dhe arbitri në dhomën e VAR-it, Luixhi Naska do të pezullohen për një muaj nga gjykimi i ndeshjeve të futbollit italian.

“SportMediaset” raporton se shefi i arbitravë italian, Nikola Ricoli, ka vendosur që ti penalizojë që të dy për shkak vendimeve të gabuara që ndikuan në rrjedhën e takimit mes kuqezinjve dhe verdhekuqve.

42-vjeçari Xhakomeli gaboi në të dyja penaltitë e takimit, kur Ibrahimoviç dhe Veretut nuk falën dhe shënuan, ndërsa në fund ndeshja në “San Siro” u mbyll me barazimin 3:3, me shqiptarin Marash Kumbulla që shënoi golin e fundit të takimit, kur në minutën e 84-të shënoi nga brendia e zonës, duke i siguruar një pikë skuadrës së Romës nga kjo transfertë shumë e vështirë.

 

Leave a Reply