Destan Adili nëpërmjet Akademisë së futbollit synon Europën

Djaloshi i talentuar, Destan Adili dalë nga dalë po e realizon ëndrrën e tij që një ditë të paraqitet për një ekip europian. Mirëpo për ta arritur këtë synim duhet shumë punë, por edhe shkollim profesional. Ai këto dy veti të fundit po i realizon, sepse fundmi është pranuar edhe në Akademinë e futbollit të Maqedonisë së Veriut në Shkup, ku tani më ka filluar mësimet e rregullta ku edhe beson se shkollimi do ti ndihmojë shumë në karrierën e tij.

15 vjeçari në kryeqytet është pritur shumë mirë dhe beson se shumë shpejt do të duhet të ndërojë edhe ngjyrat e klubit.

Ndryshe, Adili me prejardhje është nga fshati Arangel i Kërçovës dhe me futboll ka filluar të merret qysh nga mosha 9 vjeçare. Synim i tij është që një ditë të prezantoj kombin në arenat ndërkombëtare duke fituar shumë tituj.

Na thuaj diçka për karrierën e juaj nga fillimi deri tani ?

Adili: Nga fëmijëria kam qenë shumë i lëvizshëm, ndërkohë që shumë më ka pëlqyer topi dhe në moshën 9 vjeçare vendosëm së bashku me prindin të regjistrohemi në klubin e futbollit “Vëllazërimi” nga Kërçova. Në ekip u prita shumë mirë si nga stafi ashtu edhe nga trajneri i cili menjëherë vërejti se diçka po fshihet në këmbët e mija dhe ashtu dalë nga dalë filluam ti mësojmë teknikat e futbollit dhe pas një kohe të shkurtë menjëherë u angazhova në një ndeshje zyrtare ku edhe tregova ndeshje të bukur. Preferoj të luaj zakonisht sulmuesin e djathtë, por nuk e kam problem nëse nga trajneri angazhohem edhe në pozita tjera”.

Pse zgjodhët futbollin ?

Adili: “Pasioni ndaj futbollit dhe lëvizjet e mija ndikuan shumë të zgjedh këtë sport, edhe pse kam pas prirje edhe për sportet luftarake. Topi ishte ndjenje e veçantë nga sportet tjera, por edhe dëshira e madhe për tu bërë futbollistë”. 

Tani jeni regjistruar ne Akademinë e futbollit ne Shkup, çfarë rëndësie ka kjo për ju ?

Adili: Vetë regjistrimi në një institucion të tillë të futbollit në Maqedonine e Veriut ndikon shumë në ndërtimin e karrierës sime si futbollistë, dhe mendoj se do të më ndihmojë shumë në të ardhmen për përvetësimin e pjesës tekniko taktike. Besoj shumë se Akademia do të më ndihmojë shumë edhe për ngritjen e arsimimit tim që mendoj ta vazhdoj së bashku me futbollin”.

Mendoni se shumë shpejt do futeni edhe në reprezentacionin e Maqedonisë ?

Adili: “Të them drejtën vazhdimisht kam punuar maksimalisht për të arritur qëllimin dhe për tu futur në reprezentacionin e Maqedonisë. Besoj shumë se me punë do të arrijë shumë shpejt të futem në reprezentacion  ku edhe synoj shumë çmime”. 

Pasi jeni tani në Shkup do të ndryshoni ngjyrat e klubit ?

Adili: “Të them drejtë kam disa oferta, mirëpo do ti shqyrtoj të njëjtat dhe më pas do vendosi”.

Planet e juaja ne te ardhmen?

Adili: “Planet e çdo futbollisti janë të luaj në një ekip të madh europian dhe të njëjtat synime i kam edhe unë dhe normal të shënoj sa më shumë gola dhe të fitoj sa më shumë  çmime individuale dhe ekipore”.

Na tregoni momentin më të mirë në karrierë dhe atë më dëshpërues?

Adili: “Momentet më të mira janë gjithnjë kur luaj mirë dhe shënoj gola, kurse dëshpërimet kur papritmas lëndohesh ku edhe do të duhesh të pushosh për një kohë”.

Sukseset individuale dhe me ekip ?

Adili: “Kam disa çmime individuale por edhe ekipore nga Maqedonia dhe shpresoj të fitoj edhe më shumë në të ardhmen”. 

Sa keni mbështetje nga familja dhe miqtë?

Adili: “Familja, posaçërisht prindi është ai që më mbështet gjithnjë dhe asnjëherë nuk më le vetëm dhe për këtë dua ti falënderoi publikisht, poashtu falënderojë edhe nipin Avni Mustafa që poashtu më përkrah maksimalisht. Pa ata besoj se nuk do mund të arrija asgjë”. 

Ekipi juaj ideal qe e keni ëndërr ne te ardhmen te paraqiteni ?

Adili: E mjaftueshme të jetë ekip europian dhe ëndrra do të plotësohej”.

Futbollisti i juaj i preferuar?

Adili: “Futbollisti im i preferuar është Serzh Gnabry, sepse të dy luajmë në të njëjtën pozitë”.

Leave a Reply