Shkëndija më shumë pikë në transfertë se në Tetovë!

Shkëndija e Tetovës arsyen pse nuk e sheh vetën e vetmuar në pozitën e parë do të duhet ta kërkojë te pikët e lëshuara në terren vendas, shkruan “infOSport.mk”.

Skuadra e trajnerit Ernest Gjoka pas 10 xhirove të para ndanë pozitën e parë bashkë me FC Shkupin, që të dyja skuadrat me nga 22 pikë.

Skuadra shkupjane pas atij barazimi 2:2 në xhiron e parë në Çair pikërisht ndaj Shkëndijës, më pas ka lidhur 5 fitore të njëpasnjëshme si vendas, duke bërë që kjo skuadër të shfrytëzojë dhënien e pikëve të Shkëndijës në terren vendas, që në anën tjetër nga gjithsej 5 ndeshje të zhvilluara në Tetovë ka regjistruar vetëm 2 fitore, teksa në 3 ndeshje ka barazuar.

Pra vetëm 9 pikë si vendas, por plotë 13 pikë në ndeshjet në transfertë, ku absolutisht është skuadra më e mirë, duke kryesuar tabelën e klasifikimit, kur janë në pyetje ndeshjet në transfertë.

Nga gjithsej 5 ndeshje të zhvilluara jashtë Tetovës, Shkëndija ka marrë 4 fitore dhe një barazim, ndërkohë ndjekësi më i afërt në renditjen e përgjithshme, FC Shkupi në 4 ndeshje të zhvilluara si mysafir ka regjistruar dy fitore dhe dy disfata.

Ndryshe pas Shkëndijës më së shumti pikë që ka marrë si mysafir, ëstë Boreci i Gorazd Mihajllov, që ka tubuar 8 pikë, për të vijuar më pas në pozitën e 3-të Sileksi me 7 pikë.

Ndërkohë katër skuadrat e fundit në tabelë, që nuk kanë marrë asnjë fitore në udhëtim, janë Renova, Struga Trim Lum, Akademia Pandev dhe Bellasica.

Leave a Reply